Poem Kosovar – Ndërtimi – Mitrush Kuteli

Ndërtimi

I bie arës mespermes
e gjer në bres
e përmbi bres
humbas
me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
te babës tim,
të birit tim:
sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zë të qetë
im-Atë vetë
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenë
ku eshtrat kam
ku hi e tokë
e pluhur jam…
Ta mbroni Dhenë
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim…
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!…
Se loti është robërì,
Gjaku: Liri!
Jam ështër-math
e bojalli
e me japì,
si më sheh ti,
si më njeh ti.
Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drim.
Dhe Babën tim kur e kujtoj
lotoj…
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma,
desha të qaj e s’qava dot,
e të bërtas, s’ bërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
————————–
Dhe prita sot të derth një lot

4 Përgjigje

  1. vjersha është shumë e mir

  2. Mua ma ka edhe nresori ta mesoj po po perpiqem se eshte pak e veshtir

  3. kjo poezi me pelqen shum sidomos edhe te gjitha vjershat e tjera nga mitrush kurteli

  4. A mund ta qiteni edhe komentimin e vjershes ne grurin tim

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: