Poem Kosovar – Sulmi – Mitrush Kuteli

S U L M I

Ta shemba shkja kufinë
që ngrite ti
në vendin tim
e përmbi varr
të babës tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
të vojtjes
dhe të urrejtjes.
Me zemërim,
me vrull të math
e bubullimë
qe s’ka mbarim.
Sa vjet ti me çave
më ndave
më vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bëre azape:- s’u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t’i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
që ndanin,
e çanin
vëllazëri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bëra të gjitha rrëmujë
dhe ty
gjyrma t’u duk
si në ujë.

Ta shemba armik kufinë
–derë burgu–
dhè është tani
si ish!
–si do të jetë–
përjetë:
Lëndinë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: