Poem Kosovar – Ndërtimi – Mitrush Kuteli

Ndërtimi

I bie arës mespermes
e gjer në bres
e përmbi bres
humbas
me gas
në grurin tim,
të Dheut tim,
te babës tim,
të birit tim:
sot e përjetë,
jetë pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zë të qetë
im-Atë vetë
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenë
ku eshtrat kam
ku hi e tokë
e pluhur jam…
Ta mbroni Dhenë
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim…
Ta mbroni Dhenë,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Të derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrë lot,
as sot, as mot!…
Se loti është robërì,
Gjaku: Liri!
Jam ështër-math
e bojalli
e me japì,
si më sheh ti,
si më njeh ti.
Po kam një zemër
në gjoksin tim
që pa pushim
më rreh
si Drim.
Dhe Babën tim kur e kujtoj
lotoj…
Të pashë të vrarë, or Baba,
e pa qefin si për hata,
rreth e përqark me xhandërma,
desha të qaj e s’qava dot,
e të bërtas, s’ bërtita dot,
pa asnjë lot, pa asnjë lot.
————————–
Dhe prita sot të derth një lot

Advertisements