• Arkivë

  • Kategorira

  • Publikime të reja

  • Reklama

Poem Kosovar – Qëndrimi II – Mitrush Kuteli

QËNDRIMI

(Kënga e pestë)

Tani!
Tani!
Unë jam gati
te vdes që sot
se rroj përmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
për këtë Dhè
që e kam si fè
e përmbi fè.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buças me zë kabà
sa të dëgjohet në qiell là
sa të dëgjojë funt e krej
kush gjak shqiptari ka në dej.
Shaban- vëlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirë kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalëri- ti pleqërì
bëju gati!
Bëju gati
për vrull të rì;
ta djegësh botën
ta bësh hì:
për Lirì’
Për Shqipëri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unë
ja ti!
Po unë- jo ti,
se jam këtu kur s’kish njeri
dhe as kufi
as fqinjërì…
Unë jam këtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherì
ish ILIRI!
Kur nga një det në tjatrin det
isha Zot vetë.
Se jam këtu nga moti
kur vetë zoti
e bëri fushën- fushë
e malin mal!
Unë jam këtu
e do të jem
denbabaden
sa mali të bëhet hì
e hiri mal përsërì.

Reklama

Poem Kosovar Qëndrimi – Mitrush Kuteli

Qëndrimi

Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q’e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s’jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s’dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s’kish njeri,
kur s’kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
– dem baba dem –
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.