Liria
Jeni lodhe, dallendysha t`shkreta,
Je molis i ziu bylbyl;
Ah!pushoni n`streh`ku u gjeta,
Pusho n`kopshte te njaj zymyl.
Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju prendveren na pruet këtej;
Shlodhn` ju pra, dallendysha t`mjera,
Rri, bylbyl, n`lulzim qe kthej.
Se qe`j prrue prei malit ulet
E t`tanë fushes ushqim i nep;
E nën bore po shperthejn` lulet
Porsi femie qe zblohen n`djep.
Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb për gemb;
U zgjue pema, e qe prej shijet
Buloj mbarë nëpër kopshte t`em.
Ndej`bri votres nieri myket:
Vrapo bulk, ku puna t`thrret;
Tui vrue fushën kau berlyket,
Lyp`m`u vue për lavre t`vet.
Filed under: Ndre Mjeda | Tagged: albania, albanian poetry, liria, mjeda, ndre, poezi, shqiperia | 7 Comments »